Categories Lajme

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme një magazinë që përdorej për ruajtjen e bazës ushqimore për bagëtitë, në fshatin Larushk të Krujës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Flakët kanë përfshirë një sasi të madhe ushqimi për bagëtitë dhe janë përhapur deri pranë kasolles, ku kanë djegur edhe disa lopë që ndodheshin aty.

Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të Krujës, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve. Megjithatë, zjarri ka shkrumbuar të gjithë bazën ushqimore, përfshirë jonxhën, si dhe disa krerë bagëti.

Kafshët dhe magazina ishin në pronësi të Deli dhe Osman Tufës.

Ndërkohë, ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Autoritetet pritet të përcaktojnë rrethanat dhe shkaqet e plota të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 31 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia juaj me partnerin do ketë goxha përmirësime sot. Do i harroni  mosmarrëveshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Itali, 20-vjeçari shqiptar përplaset nga një makinë për vdekje

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në gjysmën e qytetit

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në fabrikën e kafesë në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike

Zjarr në fabrikën e kafesë “Thomas Enkelana” në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike Një zjarr…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME