Zjarr në fabrikën e kafesë “Thomas Enkelana” në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike
Një zjarr ka rënë pak para mesnatës në fabrikën e kafesë “Thomas Enkelana”, në qytetin e Pogradecit.
Flakët kanë përfshirë një pjesë të godinës, e cila është në pronësi të Thoma Torit. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. Kjo është hera e dytë që i njëjti biznes përballet me një incident të tillë.
Shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.
