Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në gjysmën e qytetit
Një zjarr i madh ka përfshirë gjatë natës magazinat e ish-NPA-së në qytetin e Gjirokastrës, duke shkaktuar alarm dhe ndërhyrjen e menjëhershme të forcave zjarrfikëse.
Si pasojë e situatës dhe ndërhyrjes për shuarjen e flakëve, energjia elektrike është ndërprerë për rreth 30 minuta në një pjesë të konsiderueshme të qytetit, duke lënë pa furnizim me energji afro gjysmën e Gjirokastrës.
Shërbimet zjarrfikëse kanë punuar për neutralizimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së zjarrit në zona të tjera.
Ndërkohë, pritet të zbardhen shkaqet dhe rrethanat e plota të zjarrit, ndërsa autoritetet vijojnë punën në vendngjarje.
