Categories Lajme

Aksident në Kavajë, automjeti kthehet përmbys! Shoferi humbet vëmendjen dhe përplaset me një makinë tjetër

Rreth orës 18:00 diten e djeshme, në bulevardin kryesor të qytetit të Kavajës, është regjistruar një aksident rrugor, ku janë përfshirë dy automjete tip “Golf”. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit ka humbur vëmendjen dhe si pasojë edhe kontrollin e automjetit, duke u përplasur fillimisht me një tjetër automjet të parkuar, po të të njëjtit tip.

Pas përplasjes, automjeti është përmbysur në mes të rrugës, duke shkaktuar panik te qytetarët, pasi zona ku ndodhi aksidenti është një nga segmentet më të frekuentuara të qytetit. Fatmirësisht, sipas informacioneve jozyrtare, automjeti nuk ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë, çka ka shmangur pasoja më të rënda dhe një tragjedi të mundshme.

Policia e Shtetit ka reaguar menjëherë duke mbërritur në vendngjarje dhe ka kryer të gjitha procedurat standarde, përfshirë njoftimin e ambulancës. Drejtuesi i mjetit është transportuar fillimisht në spitalin e Kavajës për ndihmën e parë mjekësore dhe më pas është dërguar drejt spitalit të Durrësit për një trajtim më të specializuar.

Sipas informacioneve jozyrtare, i riu me inicialet F. K. ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, grupi hetimor dhe strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë të jenë në vendngjarje për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali , arratiset shoku i tij! Gjenden gurë të çmuar, ar e ora luksoze

Shqiptari është arrestuar nga karabinierët në Itali, pasi jo vetëm është kapur në flagrancë për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Merr flakë makina në autostradën Milot-Mamurras, ja dyshimet për shkakun. Nuk ka të lënduar

Një automjet është përfshirë nga flakët në autostradën Milot–Mamurras. Automjeti mori flakë teksa ishte në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 13 Janar 2026

Dashi Shikoni ne te shkuaren tuaj per te gjetur pergjigjet qe po kerkoni. Gjerat nuk…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ministria e Arsimit dhe Sportit publikon DATAT e provimeve të Maturës Shtetërore!

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka publikuar ditën e sotme, datat e provimevbe të Maturës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtyhet sërish në GJKKO seanca paraprake për dosjen e Ilir Metës, ja kur do të mbahet e radhës

GJKKO ka shtyrë sërish seancën paraprake për dosjen e Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe tre…

LEXO ME SHUME