Categories Lajme

Aksident në Korçë, dy të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur këtë mbrëmje në Korçë. Mësohet se një mjet tip ‘Ford’ është përplasur me një karrocë dhe për pasojë është plagosur përdoruesi i kësaj të fundit dhe një grua.

Të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital ndërsa ende nuk dihen rrethanat e aksidentit. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur të tjera detaje ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat.

Njoftimi i Policisë

Më datë 14.09.2022, rreth orës 19:50, në aksin rrugor Korçë-Voskopjë, pranë fshatit Goskovë, shtetasi E. Q., duke drejtuar mjetin “Ford”, është përplasur me një karrocë që tërhiqej nga një kafshë dore.

Për pasojë ka marrë dëmtime shtetasi L. Z., që përdorte karrocën dhe  shtetasja M. K., që ndodhej në karrocë, të cilët u dërguan në Spitalin e Korçës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit tip “Ford”, shtetasi E. Q., është shoqëruar në ambientet e Policisë për  veprime të mëtejshme  procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME