Dy makina janë përplasur mbrëmjen e sotme në Lungomarë të Vlorës. Burime bëjnë me dije se aksidenti ndodhi si shkak i një manovre të gabuar dhe se raportohet vetëm për dëme materiale.
Burime për Ora News bëjnë me dije se janë përplasur 2 makina, një Benz dhe një tip Mazda.
Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy vajzat që ndodheshin në automjetin tip Mazda.
Kujtojmë se ky qytet ka pasur vështirësi në akset kryesore ditën e sotme sa i takon qarkullimit të automjeteve si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. E njëjta situatë kritike është paraqitur dhe në disa qytete të tjera të vendit.