Categories Lajme

Si parashikohet të jetë moti sot

Meteorologia Tanja Porja në A2 CNN është shprehur se ditën e sotme pritet një rënie e temperaturave në territorin shqiptar.

Porja tha se moti i kthjellët do të mbizotërojë në vendin tonë, ndërsa shtoi se në pjesën e dytë të ditës, në zonat veriore dhe verilindore do të ketë zhvillim të vranësirave, që do të përkthehen në ‘flokë’ dëbore.

Ajo zbuloi gjithashtu se temperaturat minimale do të qëndrojnë në -5 gradë celcius, ndërsa maksimuni në 13 gradë celcius.

“Dita e sotme nis e ftohtë. Do të kemi edhe një rënie të vlerave termike gjatë mesditës së sotme, por megjithatë do të kemi mbizotërim të motit të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit shqiptar.

Kthjellime e vranësira kalimtare në pjesën e parë të ditës, ndërsa në pjesën e dytë të ditës zhvillimi i vranësirave të karakterit lokal dhe presim momente të shkurtra me flokë dëbore në zona të izoluara. Termometri ka qëndruar në vlerën minimale të -5 gradë celcius ndërsa maksimumi zbret në 13 gradë”, tha meteorologia Porja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME