Sërish është regjistruar një aksident me v dekje në orët e para të mesnatës së ditës së sotme. Ngjarja ka ndodhur në Prrenjas, ku makina tip ‘Benz’ është përplasur me një traktor. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjeri që qëndronte në kabinën e traktorit.
I plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i traktorit i cili ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkaq, Policia ka shoqëruar shtetasin Xh.D., drejtuesin e mjetit tip ‘Benz’ për veprime të mëtejshme proceduriale.
