Një aksident ka ndodhur para pak minutash në Tiranë në rrugën ‘Hoxha Tahsim’.
Gazetari i Klan News, Besar Bajraktari, raporton se një mjet ka përplasur një motor ku për pasojë drejtuesi i motorit është dërguar me ambulancë në spital.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit apo gjendja shëndetësore e të plagosurit. Policia ndodhet në vendngjarje ku po heton për zbardhjen e aksidentit.