Categories Lajme

Aksident në Vlorë, 19-vjeçari përplas 63 vjeçarin me makinë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të tregut të Orizit në Vlorë. Një automjet ka përplasur një person që lëvizte me biçikletë.

I aksidentuari është transportuar në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë. Mësohet se i plagosuri është rreth 63-vjeç, dhe ka qenë duke lëvizur me biçikletë në momentin kur është përplasur nga automjeti “Toyota Jaris” me targat AA 890 HC.

Sakaq, drejtuesi i automjetit, një djalë i ri, është shoqëruar në komisariatin e Vlorës.

Njoftimi i policisë: Vlorë/Informacion paraprak Më datë 23.05.2022, rreth orës 08:40, në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, shtetasi G. J., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka aksidentuar çiklistin shtetasin J. K., 63 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonale Vlorë, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME