Categories Lajme

Aksident tragjik në Greqi, kamioni përplas makinën, humb jetën i riu shqiptar

Një 29-vjeçar shqiptar humbi jetën në një aksident në Halkidiki të Greqisë herët në mëngjesin e së mërkurës. Makina që ai drejtonte është përplasur me një kamion. 29-vjeçari u dërgua në spitalin Polygyros ku u konstatua i vdekur.

Aksidenti ka ndodhur në orën 6:50 të mëngjesit të sotëm në km 23 të rrugës N. Moudania – Sithonia. Makina e 29-vjeçarit nga Shqipëria, siç raporton është përplasur me një kamion që drejtohej nga një 48-vjeçar, raportojnë mediat greke.

Në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca e EKAV-it, e cila e ka transportuar të riun në Spitalin e Përgjithshëm të Halkidikit, ku ka konstatuar vdekjen. Një hetim paraprak po kryhet nga Departamenti i Qarkullimit të Poligyros. /abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tentoi të vidhte një motor, arrestohet pas ndjekjes 20-vjeçari

Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se tentoi të vidhte një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Gjendet i pajetë taksisti në zonën e Oxhakut, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një person është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çifti i të rinjve shkon për të blerë një “Land Rover”, por e vjedhin! E mitura në timon e përplas gjatë arratisë në Vlorë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Dhërmi të qarkut Vlorë, teksa Policia arrestoi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i cili ndërtoi pa leje duke shfrytëzuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Përplasi për vdekje me makinë të moshuarin, arrestohet 24-vjeçarja

Një 24-vjeçare është arrestuar pasi përplasi me makinë tip ‘Benz’ një 80-vjeçar. Ngjarja u regjistrua…

LEXO ME SHUME