Categories Lajme

Aksidenti i autobusit shqiptar në Kroaci, identifikohet viktima, një nga shoferët. Ambasadori Poda: Si paraqitet gjendja e 9 të plagosurve

Zbardhet identiteti i shqiptarit që humbi jetën në aksidentin tragjik gjatë natës në Kroaci, ku një autobus me targa shqiptare humbi kontrollin dhe u përmbys.

BalkanWeb mëson se bëhet fjalë për 41-vjeçarin Gazmir Korbi, një prej shoferëve të autobusit, i cili nuk ishte duke i dhënë mjetit në kohën kur ndodhi aksidenti. Ndërkohë, ambasadori shqiptar në Zagreb, Riza Poda pohoi për gazetaren Aurora Golemi tha se kishte pasur kontakte me të plagosurit që ndodhen të shtruar në dy spitale, atë të Ogulinit dhe Karlovacit.

Ndërkohë, 9 pasagjerë, përfshi këtu dhe shoferin që drejtonte mjetin, janë plagosur dhe ndodhen në spital. Po ashtu ambasadori pohoi se një grua ndodhet në gjendje të rëndë, në reanimacion, në spitalin e Ogulinit.

Më herët u identifikua shoferi i autobusit që ishte në timon në kohën kur ndodhi aksidenti, ndërsa bëhet fjalë për shtetasin Adem Rexha, si dhe dy pasagjerët Armand Shaba dhe Ylli Muça.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME