Zbardhet emri i personit që u aksidentua mbrëmjen e djeshme pranë ish-rrethrrotullimit ‘Shqiponja’. Ai është Eldin Dergjini, 34-vjeç nga Shkodra por banues në Tiranë.
Dergjini lëvizte me një makinë tip ‘Mercedes Benz G Class’ e cila ishte e blinduar dhe me targa ruse. Ai në momentin pas aksidentit ka ikur nga vendi i ngjarjes ndërsa burime për Report Tv bëjnë me dije se ai ka pranuar se ka shkuar vetë në një spital privat. Të njëjtat burime bëjnë me dije se 34-vje♪5ari ka deklaruar se është goditur qëllimisht nga pas dhe për këtë arsye ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përmbysur në rrugë. Polica dyshon se Dergjini i ka shpëtuar një atentati të mundshëm.
“Dikush më ndiqte nga prapa. Pastaj jam goditur dhe jamë përplasur me bordurën. Më pas jamë përmbysur. Makinën sapo ma kishin sjellë nga jashtë shtetit” mësohet të jetë shprehur 34-vjeçari nga Shkodra.