Categories Lajme

Aksidenti i rëndë në Plasë të Maliqit, vdes 17-vjeçarja në spitalin e Traumës

Aksidenti i rëndë në Plasë të Maliqit që ndodhi mbrëmjen e kaluar i ka marrë jetën 17-vjeçares Joana Elmasllari, e cila nuk iu mbijetoi dot plagëve të rënda.

Mbrëmjen e djeshme, ajo u transportua në gjendje të rëndë drejt spitalit të Traumës në Tiranë dhe sot ndërroi jetë.

Nga aksidenti mbetën të plagosur edhe 3 persona të tjerë. Ndërkohë, aksidenti mësohet se është shkaktuar nga drejtuesi i njërit prej mjeteve që përfundoi në kanal pasi po drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:45 në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë kryqëzimit të fshatit Plasë, Maliq.

51-vjeçari me iniciale J.L. që drejtonte mjetin tip “Renault” u përplas me mjetin tip “Toyota”, që drejtohej nga 35-vjeçari me iniciale B.C. Edhe ky i fundit është vënë nën hetim nga policia.

Në makinën me targa greke ishin një çift bashkëshortësh ndërsa në makinën me targa shqiptare ishin dy djem. Nga përplasja e fortë e mjeteve që përfunduan në një kanal anësh rrugës mbeti e plagosur rëndë 17-vjeçarja që ndërroi jetë. Të lënduar më lehtë janë drejtuesi i “Toyota-s” dhe 58-vjeçari me iniciale A.M.,pasagjeri i mjetit tip “Renault”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME