Shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti tragjik që u regjistrua dje në Shkodër.
Bëhet me dije se sot ka ndërruar jetë në spital 14-vjeçari që mbeti i lënduar dje nga aksidenti.
Së bashku me shokun e tij 16-vjeçar që humbi jetën i pari pas ngjarjes, ata po ata udhëtonin me motor dhe pasi humbën kontrollin e mjetit, janë përplasur me një mur.
Ngjarja ndodhi rreth orës 18:20, në vendin e quajtur “Stom Golem”, kur motomjeti doli nga rruga.
Kujtojmë se nga aksidenti i rëndë me motor humbi i jetën në vend dje edhe një 16-vjeçar.
Dy të miturit ishin duke lëvizur me motor, kur për arsye ende të paditura humbën kontrollin, duke u përplasur.
Dy të miturit po ktheheshin nga stërvitja pasi ishin pjesë e një akademie futbolli në Shkodër.