Categories Lajme

Aksidenti me një humbje jete, shoqërohet 29-vjeçarja në Elbasan

Policia e Elbasanit ka dhënë njoftimin zyrtar për aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të Metalurgjikut, ku një person humbi jetën dhe gjashtë të tjerë mbetën të plagosur, si pasojë e përplasjes kokë më kokë mes dy mjeteve.

Policia ka arrestuar shtetasen Klaudia Shpata, 29 vjeçe, banuese në Elbasan, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Ajo ishte në drejtimin e mjetit Volsswagen ku mbeti viktimë dhe 36-vjeçari Klevid Doda. Vetë Shpata mbeti e lënduar nga aksidenti, por burimet bëjnë me dije se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Elbasanit.

Njoftimi i plotë i Policisë: Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme ku në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, mjeti tip “Volkswagen”,  që drejtohej nga  shtetasja K.Sh., 29 vjeçe, banuese në Elbasan u  përplas me mjetin minibuz me drejtues shtetasin A.K., 51 vjeç, banues në Tiranë dhe për pasojë ndëroi jetē pasagjeri i mjetit “Volksëagen”, shtetasi K.D., 36 vjeç, banues në fshatin Katundi i Ri, Elbasan si dhe u plagosën jashtë rrezikut për jetēn disa shtetas të cilët ishin pasagjerët të minibuzi, ju informojmë se:

Nē përfundim të veprimeve hetimore specialistët e qarkullimit rrugor në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasen K.Sh., 29 vjeçe, banuese në Elbasan, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. 

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME