Categories Lajme

Aksidenti me vdekje i gazetares, gjykata dënon pas 5 vitesh me dëmshpërblim drejtuesin e mjetit

Gjykata e Faktit në Korçë 5 vite pas aksidentit tragjik ku humbi jetën gazetarja Enkelejda Skënderasi, ka dhënë vendimin për drejtuesin e mjetit me të cilin udhëtonte gazetarja.

Ndaj shoferit D.H është dhënë dënimi që ai të paguajë një dëmshpërblim 10 milion lekësh për familjen e gazetares.

Vendimi për aksidentin e ndodhur në vitin 2014, nuk saktësohet nëse ka lidhje vetëm me dëmshpërblimin financiar që ka kërkuar familja apo është konvertuar në vlerë monetare për të shmangur dënimin me burg të drejtuesit të mjetit.

Enkelejda Skënderasi, humbi jetën në një aksident rrugor, gjatë një shërbimi pune në saj të  “100-vjetorit të masakrës së Panarit” në Korçë. Gazetarja u aksidentua për vdekje teksa kthehej nga ky aktivitet së bashku me kolegë të tjerë, të cilët kishin shkuar për të transmetuar ngjarjen për publikun. Fatkeqësisht misioni i saj u ndërpre, teksa makina me të cilën korrespondentja dhe tre kameramanë të televizionit ktheheshin nga fshati i Panaritit, doli nga rruga.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME