Categories Lajme

Aksidenti tragjik, Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi: Dy shqiptarë janë në gjendje të rëndë

Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga, tha sonte se deri më tani nuk rezulton të ketë shqiptarë në mesin e viktimave, nga përplasja e dy trenave, ngjarje e ndodhur orët e vona të së martës në Larisa. Megjithatë, ambasadorja thotë se 38 viktima janë ende të paidentifikuara.

“Për momentin që ne po flasim akoma operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar punën e tyre, kështu që në këtë moment ne nuk mund të flasim për shifra të sakta. Ajo që ne dimë nga autoritetet greke, është se në total kanë qenë 347 pasagjerë që kanë udhëtuar drejt Selanikut, prej të cilëve 72 janë ata të cilët kanë pasur dëmtime dhe midis tyre, kanë qenë dhe janë ende në gjendje të rëndë, në reanimacion 6 persona. Gjithashtu kemi edhe 38 viktima në këtë moment, të cilët janë akoma të paidentifikuar, për shkak se familjarët e tyre ndodhen pranë spitalit ku dhe unë ndodhem në këto momente dhe po japin ADN-në e tyre për të identifikuar në orët në vazhdim viktimat” – tha ambasadorja.

Sa i përket të plagosurve shqiptarë, ambasadorja Hajdaraga tha se 2 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

“Sa i përket shtetasve shqiptarë, unë kam vizituar 3 familje që ndodhen në këtë spital. Njëra nga vajzat, 20 vjeç, është në gjendje të mirë shëndetësore, ka kaluar një operacion. Dhe kemi edhe 2 shtetas të tjerë që janë në gjendje të rëndë, në reanimacion. Në orët në vazhdim do të kemi dhe të dhëna të tjera. Unë do të vazhdoj të qëndroj pranë tyre në këto orë të natës, por edhe gjatë mëngjesit të nesërm” – tha ajo në një prononcim për Tv Klan.

Nga përplasja kokë më kokë e dy trenave, një me udhëtarë e tjetri me mallra, mbetën të vrarë të paktën 40 persona, ndërsa 85 të tjerë u plagosën, 9 prej të cilëve shqiptarë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME