Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Milot, pas 3-vjeçarit humb jetën dhe babai (EMRI)

Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik që ndodhi pasditen e sotme në aksin Milot-Rubik në Rrugën e Kombit. Pas 3-vjeçarit që humbi jetën në vend nga përplasja ka ndërruar jetë edhe i ati. Ai eshte Shkurt Prenga nga fshati Rrile i Lezhes.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të banorëve që ndodheshin në vendin e ngjarjes dhe transportit me shpejtësi drejt spitalit ai nuk ka mundur që të mbijetojë si pasojë e plagëve të shumta në trup.

Por si ndodhi aksidenti? Në aksident u përfshinë një makinë tip “Opel” ku ndodhej fëmija që ndërroi jetë me prindërit, “Benz”-i që shpërtheu në flakë dhe një makinë e tretë pësoi dëme të lehta.

Grupi hetimor se paraprakisht dyshohet se ishte “Opeli” që u fut në parakalim të gabuar duke i shkuar përballë “Benz”-it. Drejtuesi i “Opel”-it që ndërroi jetë në spital dyshohet se në momentin që u fut në parakalim si pasojë e shpejtësisë dhe lagështirës në rrugë e humbi kontrollin e makinës.

Përplasja ishte fatale për fëmijën që ndërroi jetë në vend. Qytetarët që ndodheshin në vendin e ngjarjes hapën me forcë derën e pasme të “Opel”-it që u bllokua dhe u dhanë ndihmën e parë, por fëmija vdiq.

Pak minuta më pas ndërroi jetë në spital edhe i ati. E ëma e fëmijës ndodhet në spital. Po ashtu edhe dy personat, drejtuesi dhe pasagjeri që ishin në makinën tjetër tip “Benz” që u përfshi nga flakët dhe u shkrumbua totalisht.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë brenda banesës së tij 70 vjeçari

70 vjeçari është gjetur i pajetë në banesën e tij në Tiranë, në zonën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME