Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Venecia pasi makina përfundoi në kanal, vdesin 2 të rinj shqiptarë dhe 1 vajzë italiane

Tre të rinj rreth të njëzetave, Giulia Di Tillio, Egli Gjeci dhe Altin Hoti kanë humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur gjatë natës në Portogruaro, në provincën e Venecias.

Pasi kanë thyer parmakët dhe kanë dalë nga rruga, makina me të cilën udhëtonin ka përfunduar në një kanal. Trupat e viktimave u gjetën nga zhytësit e zjarrfikësve.

Aksidenti tragjik mësohet se ndodhi rreth orës 03:30.

Sipas të dhënave të para, makina BMW me të cilën ata udhëtonin po lëvizte me shpejtësi, kur përballë një kthese vijoi drejt, duke u përplasur me barrierat mbrojtëse e më pas duke përfunduar në lumë.

Të tre të rinjtë jetonin në Portogruaro. Gjithnjë sipas asaj që shkruajnë mediat fqinje, Egli Gjeci kishte pasion futbollin.

Por me tragjike është historia e familjes së 22-vjeçarit Altin Hoti. Majin e shkuar, vëllai i tij më i vogël, Admir Hoti kishte humbur gjithashtu jetën si pasojë e një aksidenti tragjik me makinë. Ai ishte vetëm 19 vjeç.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trendi që po përhapet te të rinjtë/ Teknologjia e vjetër për një jetë më të qetë

Rrjetet sociale dhe teknologjia kanë marrë një pjesë të madhe të jetës së përditshme, veçanërisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti me dy viktima në Golem, banorët: Po bënin manovra me motor dhe humbën kontrollin

Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti me pasojë vdekjen e dy të rinjve në…

LEXO ME SHUME