Categories Lajme

Aksidentohet makina e ushtrisë te ‘Qafa e Vishës’ në Himarë, ja gjendja e udhëtarëve

Një automjet i ushtrisë shqiptare është aksidentuar në Himarë, në vendin e quajtur “Qafa e Vishës”, pak kilometra larg nga qyteza. Policia bën me dije se nga aksidenti janë lënduar dy ushtarakë, njëri 23 vjeç dhe tjetri 32 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Himarës.

Dyshohet paraprakisht se shkak i aksidentit është humbja e kontrollit të automjetit nga shoferi, i cili për fat të mirë nuk ka marrë dëmtime.

“Qafa e Vishës” njihet sij një zonë problematike sa i përket aksidenteve rrugore. Disa vite më parë, në të njëjtën zonë humbën jetën 12 studentë të Universitetit të Elbasanit pas rënies së autobusit në greminë.

Himarë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 16:30, në vendin e quajtur “Qafa e Vishës”, shtetasi P. N., 64 vjeç, duke drejtuar një automjet të ushtrisë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

64-vjeçari, së bashku me 2 prej ushtarakëve që udhëtonin në këtë mjet, shtetasit G. H., 23 vjeç dhe J. Ll., 32 vjeç, ndodhen në spitalin e Himarës, jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tentoi të vidhte një motor, arrestohet pas ndjekjes 20-vjeçari

Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se tentoi të vidhte një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Gjendet i pajetë taksisti në zonën e Oxhakut, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një person është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çifti i të rinjve shkon për të blerë një “Land Rover”, por e vjedhin! E mitura në timon e përplas gjatë arratisë në Vlorë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Dhërmi të qarkut Vlorë, teksa Policia arrestoi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i cili ndërtoi pa leje duke shfrytëzuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Përplasi për vdekje me makinë të moshuarin, arrestohet 24-vjeçarja

Një 24-vjeçare është arrestuar pasi përplasi me makinë tip ‘Benz’ një 80-vjeçar. Ngjarja u regjistrua…

LEXO ME SHUME