Categories Lajme

Aksidentoi për vdekje 17-vjeçarin në Vlorë, burg shoferit të ‘Porsche’. Daja i djalit : Vrasje me dashje!

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për 32-vjeçarin Hajri Bajramajn, i cili shkaktoi aksidentin e rëndë ku humbi jetën 17-vjeçari Leandro Shametaj.

Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë së Vlorës, ndërsa Bajramaj akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur”. Gjatë seancës, i akuzuari ka shprehur pendesë dhe ka kërkuar falje për ngjarjen tragjike.

Ndërkohë, jashtë ambienteve të gjykatës ishin të pranishëm edhe familjarët e viktimës 17-vjeçare, të cilët kërkuan drejtësi për humbjen e djalit të tyre. Daja i viktimës tha se kërkon ashpërsim të ligjit, pasi shoferi kreu një vrasje me dashje.

“Jam daja i Leandros. Ne kërkojmë nga drejtësia…vërtetë ai e mori atë që meritonte por kërkojmë që të ashpërsohet ligji. Është vrasje me dashje. Të ecësh në bulevard me 200 km/h, të jesh i papërgjegjshëm, të jesh i dehur…”, tha daja i viktimës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME