Categories Lajme

“Aksion ndërgjegjësimi për një Vlorë më të pastër”, Dredha: Nuk ka më kthim pas!

Prej dy ditësh, task-forca e ngritur nga Bashkia e Vlorës vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike në qytet.

Gjatë natës dhe deri në orët e para të mëngjesit janë larguar të gjitha mjetet që kishin zënë hapësira të paautorizuara në zona të ndryshme të qytetit.

Ndërkohë, aksioni është intensifikuar në orët e para të ditës së diel, me fokus të veçantë në pastrimin e zonave të gjelbra dhe hapësirave të brendshme urbane, përfshirë edhe Pyllin e Sodës, një nga zonat më të rëndësishme natyrore të Vlorës.

Në këtë nismë janë përfshirë të gjitha institucionet në varësi të Bashkisë, ndërsa punimet janë ndjekur nga afër edhe nga deputeti dhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, si dhe kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha.

Mjedisi është diçka që na përket të gjithëve, jo vetëm bashkisë, por gjithë qytetit, gjithë komunitetit. Vlora meriton të jetë gati, siç ka qenë gjithmonë, por edhe e pastër siç duhet për të gjithë ata që vijnë për pushime në qytetin tonë.

Është bërë një thirrje. Ne kemi dashur fillimisht të marrim vëmendjen e atyre që ndoshta për vite me radhë, pak nga pak, siç është zakon nga ne shqiptarët, duan të marrin pak më shumë [hapësira] duke evituar pjesën e ligjit. Qytetarët meritojnë hapësirat e tyre dhe për këtë nuk ka kthim pas. Të gjithë do të fillojnë të çlirojnë pjesët që janë të zëna dhe aty ku mund të ketë njëfarë rezistence do të ndërhyjë forca e ligjit, që është IKMT-ja, IMT-ja dhe Bashkia, patjetër. Pra, gjithë plaga e akumuluar e 30 viteve do të vinte një moment që duhej zhbërë. Nuk u kujtuam sot apo dje, por vjen momenti që edhe niveli i asaj çka ofron Vlora si destinacion turistik do me se s’bën edhe këto lloje ndërhyrjesh dhe ndryshimesh,” deklaroi z. Dredha.

Kryebashkiaku i Vlorës theksoi se aksioni nuk do të ndalet, ndërsa strukturat përgjegjëse do të jenë të angazhuara maksimalisht, pa ndërprerje, për të garantuar një sezon turistik sa më cilësor dhe një mjedis të denjë për banorët dhe vizitorët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME