Categories Lajme

Aksion në bashkëpunim me RENEA-n, pol.icia e Shkodrës publikon detaje nga “Klubet e natës”

Pas një punë të mirëorganizuar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me mbështetjen e forcave Speciale RENEA, u organizua dhe finalizua operacioni policor “Klubet e natës”, për g.oditjen e personave që shpërndanin lëndë na.rkotike në klubet dhe lokalet e natës, në Qarkun e Shkodrës. Operacioni u zhvillua pas hetimeve të kryera si rezultat i procedimit penal të vitit 2019 dhe si rezultat u bë kapja dhe arrestimi i:

  1. V,  29 vjeç, menaxheri i klubit, lindur dhe banues në Shkodër, i dënuar më parë për veprën “Prodhimi dhe shitja e nar.kotikëve”.
  2. M., 27 vjeç, menaxher i klubit, lindur dhe banues në Shkodër, i arr.estuar më parë për të njëjtën vepër penale “Prodhimi dhe shitja e na.rkotikëve, në bashkëpunim”.
  3. J., 57 vjeç, këngëtar në klub, lindur në Muriqan e banues në Shkodër. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim policor e pronarit të lokalit, E. M., si dhe u proceduan në gjendje të lirë Ç. P., 33 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër (klient) dhe L. S., 31 vjeçe, banuese në  Shkodër (balerinë).

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se të gjithë këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë kanë shitur dhe shpërndarë lëndë na.rkotike ko.kainë, kanë vënë në dispozicion ambientet e lokalit për përdorimin e dro.gave dhe për ushtrim pro.stitucioni.

Në momentin e kontrollit, policia ka sekuestruar një sasi të vogël lënde na.rkotike ko.kainë dhe sende të tjera që shërbejnë për përdorimin e lëndëve n.arkotike, 5 aparate celular dhe dokumentacionin e lokalit ku ushtrohej ky aktivitet.

“Vazhdon puna me intensitet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për zbardhjen e bashkëpunëtorëve të tjerë. Materialet referohen në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale ‘’Prodhimi dhe shitja e na.rkotikëve’’ në bashkëpunim, ‘’Përshtatja e lokalit për përdorim dr.oge’’, ‘’Pr.ostitucioni’’, ‘’Mbajtja e lokaleve për pro.stitucion’’ dhe ‘’Fshehja e të ardhurave’’”, përfundon njoftimi i uniformave blu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME