Categories Lajme

Aksionere në kompaninë e të shoqit në SHBA/ Zbardhet pasuria e Rudina Hajdarit, në Tiranë jeton me qira, paguan dhe kredinë studentore

Open Data Albania ka publikuar pasurinë e deputetëve të rinj për vitin 2017-2018. Një ndër ta është edhe deputetja Rudina Hajdari, e cila një pjesë të pasurisë së saj e ka në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në rubrikën “Para dhe Pushtet” është publikuar pasqyra financiare e pasurisë së deputetes Rudina Hajdari, ku rezulton se ajo ka një mbështetje të fortë  bashkëshortin, Muçjon Demiraj, i cili është pronar me 50 % të aksioneve i një godine me sip. 465 m2 në Nju Jork, USA, me vlerë 750 000 dollarë. Nga burri i saj deputetja ka marrë 10% të aksioneve dhe kapitalit të kompanisë ‘Wilcuma LLC’, aksione me vlerë neto prej 170 mijë dollarësh. Veç këtyre të ardhurave, deputetja Hajdari deklaron dhe të ardhurat nga rroga, si deputete në Kuvendin e Shqipërisë, prej 1 050 euro në muaj.

Në deklarimin e saj Hajdari ka një  kredi studentore për shkollim Universitar të marrë në New York në shumën 10 000 Dollarë, me normë interesi 5% dhe me kohëzgjatje 10 vite. Si shpenzim tjetër ka edhe qeranë mujore që i paguan të vëllait për apartamentin që banon në Tiranë, prej 80 m2, 300 dollarë në muaj, 3 600 dollarë në vit.TPZ

  

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME