Categories Lajme

Aksioni anti-informalitet/ Zbulohet skema e evazionit masiv me hidrokarburet

Një skemë masive evazioni është goditur këto ditë, në kuadër të aksionit anti-informalitet të Tatimeve. Dy persona kanë përfunduar në pranga nën akuzën e mashtrimit dhe evazionit fiskal me mallrat e akcizës, ndërkohë që hetimet janë shtrirë në mbi dhjetëra të tjerë.

Shqiptarja.com mëson nga burime konfidenciale se inspektorët e Hetimit Tatimor kanë zbuluar disa raste në Elbasan, Tiranë e Durrës, ku subjektet që operojnë në fushën e tregtimit të naftës e gazit kanë kaluar nga pompat automatike, në përdorimin e atyre manuale, të cilat ka vite që janë ndaluar dhe mund të përdoren vetëm në raste ekstreme, të lejuara nga institucionet shtetërore.

Evazioni ishte i organizuar mirë dhe fillonte që në pikat hyrëse të depozitave të shumicës, të stacionuara në Porto Romano, për të përfunduar në pikat e shpërndarjes me pakicë të naftës, benzinës e gazit natyror.

Konkretisht, kompania Xhogu shpk, me pronarë Ermal Resulaj dhe Lulzim Hoxha, që ishte organizatore e kësaj skeme, rezultoi tërësisht e palicensuar. Pas kallzimit nga drejtoria e Hetimit Tatimor Qendër për këtë subjekt dhe pronarët e tij, të kapur në flagrancë duke përdorur këtë skemë vjedhjeje në një karburant në hyrje të Elbasanit, Prokuroria e Elbasanit lëshoi urdhër arrestet.

Gjatë hetimit, doli se Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë e ka konstatuar dhe denoncuar në Prokurori këtë kompani dhe këtë skemë që në vjeshtë të vitit 2013, por dosja, megjithëse zbulonte veprime me pasoja shumë të rënda për arkën e shtetit, ka mbetur në sirtarët e organit të Akuzës për gjashtë vjet.

Përfituesit kryesorë nga evazioni kanë qenë kompani të naftës e gazit. Ata zotëronin pompat e karburantit, paisjet fiskale të të cilave, nga regjimi automatik, i kalonin në regjim manual.

Kështu reduktoheshin manualisht deklarimet e shitjeve, duke bërë evazion fiskal me mallra, për të cilat paguhet akcizë, shkelje që dënohet më rëndë se evazioni tjetër nga Kodi Doganor. Personat që janë tani në pranga dyshohet se e ndanin fitimin e jashtëligjshëm me kompani të shumicës, të kasave fiskale dhe natyrisht inspektorëve tatimorë e prokurorëve të korruptuar.

Gjatë kontrollit, është konstatuar edhe një sasi Jet Fuel (karburant avionësh) me sasi më të lartë squfuri nga sa lejohet, e cila ka hyrë në depozitat e Porto Romanos. Pas ndalimit të kësaj sasie, administratori Pirro Bare është detyruar ta kthejë mbrapsht sasinë e karburantit, duke sjellë një sasi të dytë me cilësi normale. Kujtojmë se janë disa emra të mëdhenj të botës së biznesit që janë kapur me shkelje dhe janë gjobitur në kuadër të aksionit anti-informalitet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME