Categories Lajme

Aksioni në Vlorë, gjykata lë në qeli të arrestuarit

Gjykata e Vlorës dha sot masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtatë personat arrestuar në operacionin e koduar “Vjeshta” nga policia e Vlorës.

Të shtatë u arrestuan ditën e enjte ,pas një aksioni të policisë së Vlorës, në bashkpunim me FNSH Fier dhe prokurorinë e Vlorës. Aksioni është realizuar pas një hetimi 6 mujor nga prokuroria dhe policia e Vlorës, ndërsa u arrestuan shtatë persona: Cerciz Velaj 33 vjeç, banues ne fshatin Lapardha të Selenicës, Enton likaj 28 vjeç, banues në fshatin Kotë të Selenicës, Daniel Nikaj 22 vjeç, banues në fshatin Mazhar të Selenicës, Altiv Veizaj 37 vjeç banues në Vlorë, Antonio Veizaj 27 vjec, banues në Vlorë, Marjo Veizaj dhe Romeo Likaj 29 vjeç banues në fshatin Lapardha të Selenicës.

Ata akuzohen për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,kryer në bashkëpunim.

Relator i çështjes ka qenë gjyqtari Arqile Basho. Në operacionin e koduar “Vjeshta” tre persona u shpallën në kërkim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME