Categories Lajme

FOTO\ Aktivitet organizuar nga LDG Vlorë dhe nevoja për mbështetje nga shteti sidomos për familjet me kancer

Sot është 4 SHKURT – DITA BOTËRORE E LUFTËS KUNDËR KANCERIT.

Në këtë ditë në mbarë botën ngrihet zëri kundër kancerit. Të gjithë mbështesin të prekurit nga kanceri dhe shkencën për të gjetur kurën kundër tij. Dhe ne si Lidhja Demokratike e Gruas Vlorë, e ngremë zërin sot për t’u solidarizuar në luftën kundër kancerit, për të qenë më pranë personave me kancer, atyre që luftojnë përditë me të, atyre që e kanë mposhtur dhe familjarëve të atyre që fatkeqësisht e kanë humbur betejën kundër kancerit.

Kanceri përfshin një numër të madh sëmundjesh të ndryshme me karakteristika të përbashkëta:qelizat që fillimisht janë normale fillojnë të shumohen në mënyrë të pakontrolluar duke u kthyer në qeliza tumoriale;qelizat tumoriale infiltrohen në indet e shëndosha, duke i shkatërruar dhe duke u zënë vendin; qelizat tumorale mund të shkëputen nga vendi i tyre i origjinës dhe të vendosen në pjesë të tjera të trupit (metastaza).

Kanceri është një sëmundje vdekjeprurëse, edhe pse i kapur në faza të hershme mund të jetë i kurueshëm. Sipas statistikave të INSTAT për vitin 2019, mbi shkaqet e vdekjeve në Shqipëri, rezulton se vdekjet nga grup-sëmundja “Tumore” zënë 16,3 % të vdekjeve gjithsej, duke u renditur si grupi i tretë kryesor referuar numrit të vdekjeve të shkaktuara (nga sëmundjet). Niveli i vdekshmërisë për këtë grup sëmundjesh është 125,5 për 100 mijë banorë. Në grupin “Tumore” përqindjen më të lartë e zë nëngrupi i “tumore të aparatit të tretjes”, me 34,2 % dhe “tumore të aparatit të frymëmarrjes” me 25,9 %.

Grup sëmundjet “Tumore” shënojnë vlera të larta në grupmoshën 50-59 vjeç me mbi 30 % të numrit të vdekjeve në këtë grupmoshë, ndërsa në grupmoshat 40-69 vjeç vdekjet nga tumoret janë shkaku i mbi 25 % të rasteve të vdekjeve.

Shkaku kryesor i vdekshmërisë së lartë nga kanceri në Shqipëri është diagnostikimi i vonshëm i tij. Kjo sepse tek ne kontrollet periodike janë të pakta, dimë pak ose aspak mbi parandalimin e kancerit, kontrollet diagnostikuese janë mjaft të kushtueshme për pjesën më të madhe të popullsisë.

Por nuk na tremb vetëm vdekshmëria e lartë. Një problem po kaq i madh është përballja me jetën e një pacienti që mposht kancerin përfundimisht apo përkohësisht deri në betejën e radhës. Shumica e pacienteve pas operacioneve të rënda, që kryejnë janë invalid. Ata janë të detyruar të jetojnë me pagesën e invaliditetit, e cila nuk mjafton as për qiranë, dritat dhe ujin. Me çfarë do ushqehen këta njerëz, me çfarë do t’i blejnë medikamentet që u nevojiten. Ne nuk kemi mjekësi falas. Ne jemi të detyruar që dhe për një gjilpërë të paguajmë. Ekonomia e shumicës së familjeve shqiptare nuk e përballon dot një sëmundje si kanceri.

Një familje me një të sëmurë nga kanceri nuk vuan vetëm shpirtërisht, por rrënohet dhe ekonomikisht.

Është koha të ndryshojmë rrënjësisht sistemin tonë shëndetësor.Të mbështesim pacientët e sëmurë me kancer dhe familjet e tyre. Për të vuajtur u mjafton sëmundja, nuk ka nevojë t’ua shtojmë vuajtjen artificialisht, duke i lënë pa asnjë qindarkë në xhep.

Në 25 prill do t’u themi stop problemeve me të cilat përballemi çdo ditë në shëndetësi. Familjet me anëtar të prekur nga kanceri, do të përballen me kancerin, jo me dilemën si të mbulojmë shpenzimet për ekzaminimet apo ndërhyrjet e nevojshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME