Categories Showbiz

Aktori flet për herë të parë publikisht: Ajo ishte shoqja ime

Alec Baldwin ka folur në publik për herë të parë që kur vrau aksidentalisht kineasten Halyna Hutchins në xhirimet e një filmi, duke thënë se ajo ishte shoqja e tij. Duke folur për gazetarët, aktori tha se do të ishte në favor të kufizimit të përdorimit të armëve të zjarrit në të ardhmen në prodhimet filmike për të mbrojtur sigurinë e njerëzve. Ai shtoi se policia e kishte urdhëruar që të mos diskutonte hetimet në vazhdim. Prokurorët thonë se nuk e kanë përjashtuar mundësinë e ngritjes së kallëzimeve penale për rastin.

Hutchins, 42 vjeçe, u qëllua në xhirimet e filmit “Rust” në shtetin amerikan të New Mexico, kur Baldwin qëlloi pa e ditur me një armë të mbushur me një plumb të vërtetë. Regjisori i filmit, Joel Souza, u plagos në shpatull. “Ajo ishte shoqja ime. Ditën që mbërrita në Santa Fe dhe fillova të xhiroja, e çova në darkë me Joelin,” u tha Baldwin gazetarëteve që e kishin ndjekur atë dhe familjen e tij në shtetin e Vermontit. “Ne ishim një ekip shumë, shumë i mirë, duke xhiruar një film së bashku dhe më pas ndodhi kjo ngjarje e tmerrshme,” ka shtuar ai. Video e shkëmbimit u publikua nga faqja e internetit TMZ. Baldwin tha se incidenti ishte një “një në trilion ” dhe se aksidente të kësaj natyre ndodhin shumë rrallë. “Një përpjekje e vazhdueshme për të kufizuar përdorimin e armëve të zjarrit në sete filmike është diçka për të cilën jam jashtëzakonisht i interesuar”, shtoi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME