Categories Showbiz

Aktori i njohur shqiptar: Bëj 2-3 punë e s’kam shtëpi, disa nxjerrin by*** në Instagram dhe i kanë të gjitha

Aktori i njohur i humorit Visjan Ukcenaj teksa ka folur për karrierën e tij, nuk ka nguruar të flasë dhe për gjendjen ekonomike. Në një intervistë për “Një ditë me Dojnën” në Pop Culture ai tregon se pasuria më e madhe që ka është familja.

“Unë jam shumë i pasur, jam ndër njerëzit më të pasur që njoh sepse kam një djalë që e kam të shëndoshë si drita, kam një partnere shume të mirë dhe jam shumë i lumtur me familjen time. Bëj një jetë shumë normale dhe pasuria ime e vetme është familja. Praktikisht nga ana monetare mund të them që jam dhe i varfër”- tregon Visjani. Por Visjani nuk ka lënë pa komentuar dhe “jetën e Instagramit”, modelin e sotëm të shumë të rinjve aty ku reklamohen veshjet luksoze, shtëpitë dhe makinat e fundit. Ai shokohet se si njerëz që nuk kanë punuar një ditë në jetën e tyre kanë shtëpi dhe makina luksoze.

“Si ka mundësi unë kam gjithë jetën që punoj jam lodhur, kam punuar pa fund, kam bërë 2-3 punë dhe unë s’kam mundësi të blej një shtëpi, një makinë luksoze, si ka mundësi dikush që nuk ka bërë asgjë në jetë, ka nxjerrë vetëm by*** në Instagram ka makinë, ka shtëpi, ka çdo gjë. Kjo gjë më irriton sepse në fund të muajit je aty ju ishe, gropë. Në paguhemi mire në krahasim me mesataren por kur vjen fundi i muajit lekët kanë ikur”- rrëfen aktori i humorit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME