Categories Showbiz

Aktori Shehu për ATSH: Na duhet një teatër dinjitoz dhe modern

Për aktorin Donald Shehu, artistët e Teatrit Kombëtar nuk duhen të ndahen në armiq dhe besnikë të popullit, por duhet të merren me art. Me një thirrje të tillë, aktori Shehu thotë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se aktorët e të gjithë brezave, qofshin ato të rinj apo të vjetër kanë nevojë për ambiente dinjitoze për të bërë art.

Sipas tij, në këtë moment, artistët duhet të bëhen bashkë më shumë se kurrë me njëri-tjetrin. “Si një aktor i ri dhe me një eksperience të shkurtër në teatrin i cili u shemb mbase nuk më takon mua të them totalisht defektet e tij, ama me aq sa shihja dukej që ai teatër ishte në një fazë degradimi. Mendoj që rinia jonë e brendshme dhe e jashtme që kemi të gjithë ne, si aktorët e rinj, ashtu edhe ata më me eksperiencë, i duhet një teatër dinjitoz, modern, me parametra bashkëkohorë, ashtu siç është në vendet që janë ngjitur me ne”, shprehet ai për ATSH.

Shehu thotë se e gjithë dija e marrë në shkollë, duhet të rrjedhë në formën e energjisë për të gjithë artistët për të bërë art e jo për t’u ndarë nga njëri-tjetri. Ai shprehet se është shembur një godinë, por jo teatri.

“Na duhet një teatër ku të hedhim të gjithë energjinë që kemi, të gjithë dijet që kemi marrë në atë shkollë që kemi mbaruar dhe mendoj që duhet t’a respektojmë për aq sa na kanë dhënë. Mendimi im është që kjo energji nuk mund të hidhej në teatrin e vjetër, sado nostalgji dhe sado të prekur të jemi nga mënyra sesi u shemb. Një aspekt tjetër që do doja të prekja është bashkimi që duhet të kenë artistët me njëri tjetrin. Jemi shumë pak, tepër pak dhe nuk ka hije të ndahemi mes njeri-tjetrit.

Nuk duhet të lejojmë të tjerët të na ndajnë sepse për ata ne nuk vlejmë asgjë. Jam i bindur që duke filluar nga sezoni që vjen përsëri do të luajmë bashkë në skenë, cilado qoftë ajo, prandaj nuk duhet të klasifikojmë dhe ndajmë njeri-tjetrin në armiq dhe besnikë të popullit. Jam i bindur që secili nga ne që ka këtë profesion dhe pasion brenda tij, do më të mirën për profesionin dhe veten e tij. Dua t’a mbyll me një shprehje të cilën e kam dëgjuar shpesh këto kohë: “Është shembur një godinë, por jo teatri”. Prandaj kolegë të mi, ju bëj thirrje që të bëjmë teatër dhe jo të merremi me gjëra të cilat ne nuk na shkojnë për shtat të merremi. Le të bëjmë art”, tha ndër të tjera Shehu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Vjen në jetë vajza e Kiara Titos dhe Luiz Ejllit, zbulohet EMRI i veçantë/ FOTO

Pritja e ëmbël e Kiara Titos dhe Luiz Ejllit ka përfunduar! Moderatorja ka sjellë në…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“E hëngre turpin me bukë”, Jetmiri përplaset ashpër me Ronaldon: Fyese, nuk ka vend për diskutim

Ish-banori i Big Brother VIP 3, Jetmir Salaj është përplasur me Ronaldon, ndërsa ishte i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Një boksier në BBV3! Kush është banori më i ri që hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, dhe kush u largua nga shtëpia

Shkëlqim Bega është banori i 36-të që është futur në BBV3 mbrëmjen e sotme. Gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

E ndaloi policia, Gisele Bündchen shpërthen në lot: Më përndjekin paparcët, nuk jetoj dot e qetë

Gisele Bündchen u ndalua nga policia në Surfside, Florida teksa përpiqej t’i shpëtonte një paparaci.…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Ky mesazh i Gracianos i thotë të gjitha për marrëdhënien e tij me Argjirën!

Balerini Graciano Tagani i ka dërguar mbrëmjen e djeshme një mesazh partneres së tij, Argjirës,…

LEXO ME SHUME