Categories Showbiz

Aktorja Felicity Huffman është dënuar me 14 ditë b.urg

Aktorja amerikane Felicity Huffman është dënuar me 14 ditë burg për përfshirjen e saj në një skandal të pranimeve në kolegj.

Ylli i “Shtëpiakeve të Dëshpëruara” pranoi se pagoi 15.000 dollarë që përgjigjet e provimit të vajzës së saj për pranimin në kolegj të korrigjoheshin fshehurazi në vitin 2017.

Ajo gjithashtu duhet të bëjë 250 orë shërbim në komunitet dhe të paguajë një gjobë prej 30.000 dollarësh.

Prindër të tjerë gjithashtu ishin mes 50 të akuzuarve për këtë skemë, por asnjë prej fëmijëve të tyre nuk u akuzua.

“Nuk ka justifikime për veprimet e mia,”-tha Huffman. “Do të doja ti kërkoja përsëri falje vajzës sime, bashkëshortit tim, familjes dhe komunitetin arsimor për veprimet e mia. Veçanërisht dua t’u kërkoj falje studentëve që punojnë shumë çdo ditë për të hyrë në kolegj dhe prindërve të tyre që bëjnë sakrifica të jashtëzakonshme për të mbështetur fëmijët.”

Gjykatësi Indira Talwani tha se Huffman e ka pranuar përgjegjësinë e plotë për veprimet e saj, por përpjekja për të qenë nënë e mirë nuk e justifikon atë që bëri.

Prokurorët kishin kërkuar për të një muaj burg dhe 20.000 dollarë gjobë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME