Categories Lajme

“Aktualisht në qarkullim janë 8 mutacione të covid

“Aktualisht në qarkullim janë 8 mutacione të Covid-19″, kështu është shprehur kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj. Në një intervistë për TvKlan, mjeku ka thekson se këto mutacione vërtetojnë se infeksioni nuk ka ndryshuar, por fatmirësisht vdekshmëria është ulur më shumë seç ka qenë në muajt e parë. “Ka pasur shumë mutacione. Ajo që po vihet re është ndryshimi i virusit që humbet pjesët.

Të gjithë ndryshimet që ka pësuar, janë 7-8 tipe ose shtame të cilat kanë vërtetuar që infeksioni nuk ka ndryshuar por vdekshmëria është ulur më shumë seç ka qenë në muajt e parë. Ajo demonstrohet edhe në vendin tonë, pasi infeksioni është rritur është bërë 16.6% nga 6.2 % që ka nisur dhe numri i të sëmurëve të shtruar nuk e kalon 200 në dy spitalet. Numri i të vdekurve në krahasim me numrin e të infektuarve dhe atyre në spital, duhet të kishte një shifër më të lartë. Humbja e aftësisë së vdekshmërisë tregon se virusi kërkon të përshtatet në organizëm”.

Brataj ka theksuar më tej se grumbullmet nëpër shkolla dhe ardhja e vjeshtës janë në favor të virusit dhe në disfavorin tonë, prandaj dhe duhen forcuar masat. “Me fillimin e shkollës ka grumbullim njerëzish, me ardhjen e vjeshtës ka ulje temperaturash, këto janë faktorë në favor të virusit dhe disfavorin tonë, prandaj duhen forcuar masat. Ky rezultat i fillimit të shkollës ne pritet ta shohim nga 15-20 Tetori, tregues i infeksionit të këtij virusi”. Nga 1600 thirrje në 24 orë në rang vendi drejtuar 127, vetëm 250 thirrje janë për Covid. Mbi 95 % e tyre e kalojnë me shenja të lehta, temperaturë 37.5 deri në 38 për tre katër ditë, apo edhe me diarre për disa ditë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qarkullonte me armë në qytet/ 30 vjeçari bie në pranga gjatë kontrolleve në Mallakastër…

Në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, goditet një tjetër rast i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ Tritol banesës së gjyqtarit Sterkaj, kamerat filmuan autorin e maskuar!

Policia e Shkodrës është e bindur tashmë se vënia e sasisë së lëndës plasëse në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Leipzig triumfon ndaj Dortmund, Bayern bën detyrën në shtëpi

Leipzig ka triumfuar 4-1 ndaj Dortmund në ndeshjen e kampionatit. Ekipi i Rose me këtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Rama: Po formësohet çdo ditë e më shumë lëvizja sportive në shkolla

Aktivitetet sportive në Vlorë janë shtuar shumë që pas shpalljes “Qyteti Europian i Sportit” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit/ E dielë me diell e temperatura deri në 27 gradë Celcius!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte…

LEXO ME SHUME