Categories Lajme

AKU aksion në subjektet tregtare, bllokon një sasi të konsiderueshme në Korçë

Pas njoftimit të Komisionit Europian se disa akullore të firmave të njohura përmbajnë lëndë kancerogjene, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur bllokimin e tyre edhe në vendin tonë. Aksioni ka nisur në qarkun e Korçës, ku AKU pas kontrolleve në subjekte tregtare ka sekuestruar një sasi të mëdha të këtyre akulloreve për t’i dërguar sërish në vendin e tyre të origjinës.

Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i AKU Korçë, Adham Papadhami, i cili tha se sekuestrimet e para janë bërë tek subjekte të cilët kanë futur këtë akullore ditët e fundit por sekuestrime janë realizuar edhe në të gjitha subjektet e tjera që kanë pasur në gjendje këto akullore.

Nuk bëhet e ditur sasia e sekuestruar e akulloreve, por vetë Papadhani u shpreh se është një sasi e madhe,

Alarmi për prezencën e lëndëve kancerogjene në këto akullore të firmave të njohura është dhënë nga komisioni Europian, ku Autoritetet e Kontrollit Ushqimor në Francë, Belgjikë, Serbi e Qipro i kanë ndaluar këto produkte të tregtohen.

Nga analizat rezulton se disa seri të këtyre të akulloreve janë të kontaminuara me një lëndë kancerogjene, oksid i etilenit dhe janë ndaluar të tregtohen. Oksidi i etilenit, sipas ekspertëve ka aftësinë të dëmtojë ADN-në dhe të shkaktojë kancer. Përbërësi tejkalon nivelet e përcaktuara nga legjislacioni i Bashkimit Evropian .

Duke qenë se këto marka tregtojnë produkte edhe në vendin tonë, AKU ka nisur gjithashtu bllokimin e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greta Gjoci lirohet nga qelia, kthehet në banesë me foshnjën

Greta Gjoci lirohet nga qelia, kthehet në banesë me foshnjën Greta Gjoci, e dënuar me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gramsh/ I riu mbeti i bllokuar në lumin Devoll, shpëtohet nga zjarrfikësit

Gramsh/ I riu mbeti i bllokuar në lumin Devoll, shpëtohet nga zjarrfikësit Një i ri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME