Categories Lajme

AKU kërkon 300 000 lekë të reja nga një biznes

AKU Berat ka gjobitur me 300,000 lekë të reja një biznes në Berat, për shkak të hedhjes në treg të produkteve të pasigurta. Në kuadër të kontrolleve dhe monitorimeve të produkteve ushqimore në vend, AKU ka marrë 289 mostra produkte serash (spec, domate, kastravec, sallatë jeshile, spinaq etj), për kryerjen e analizave laboratorike në ISUV. Mostra të cilat janë marrë në dalje të fermës, në pika grumbullimi fruta-perime dhe në tregjet e shumicës. Bazuar në përgjigjet e analizave të kryera, vetëm 1 mostër spec i kuq ka rezultuar jokonform, me ngarkesë pesticidi.

Për rastin në fjalë, Drejtoria Rajonale e AKU Berat ka marrë masën administrative gjobë me vlerë 300,000 lekë për hedhjen në treg të produkteve të pasigurta për konsum ndaj subjektit me iniciale B. B./ I01214002K si dhe do të vijojë mbajtja nën mbikëqyrje e këtij subjekti në vazhdim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

26-vjeçari dhunoi motrën, policia arreston të riun…

Një 26-vjeçar nga Rrësheni është vënë në pranga pasi dhunoi motrën e tij duke i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora e mbushur me turistë edhe në dimër: Na pëlqen shumë arkitektura dhe historia e këtij vendi

Vlora nuk të ofron vetëm detin, nuk të ofron vetëm plazh. Me dhjetëra turistë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Piloti i Mclaren, Lando Norris shpallet kampion në Formula 1

Lando Norris është shpallur sot kampioni i ri i botës në Formula 1. Piloti britanik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, shantazhonte dhe kërcënonte kundrejt pagesës disa shtetas

Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi shantazhonte dhe kërcënonte kundrejt…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Furgoni i FNSH-së përplaset me “Benz”-in dhe përfundon në kanal, dy policë të lënduar në Fier

Një furgon i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është përfshirë në një aksident sot, 7…

LEXO ME SHUME