Categories Showbiz

Akuza për kërcënime nga familjarët e Kiarës, Gent Hazizi “nxjerr bllof” Zhaklin Lekatarin

Dje, në “Post BBVA 2”, mes shumë diskutimesh, u cek sërish tema e “kërcënimit nga ana e familjarëve të Kiarës” dhe Zhaklina konfirmoi se ishte kërcënuar dhe tha se në publik kishte edhe njerëz të tjerë që e dëshmuan momentin e kërcënimit. Opinionistja përmendi si shembull aktorin Gent Hazizi.

Ky i fundit, në një postim në Instastory, e mohoi një ngjarje të tillë dhe shkroi: “Për të qenë korrekt si kam qenë gjithmonë dhe të kam dhënë të drejtë kur ke pasur të drejtë, në këtë rast, meqë më përmende dhe kam qenë prezent, (ajo) çka ka thënë tezja e Kiarës ka qenë: “Si nuk the një herë një fjalë të mirë për këtë vajzë?”.

Zhaklina, e bëri repost në Instastory-n e saj dhe shkroi: “Po burri i tezes çfarë tha? Kemi edhe Diolën dhe Enin që mund ta konfirmojnë. Mjaft lëpive, Gento!”.

Loja e reposteve vijoi dhe Genti u shpreh: “Po duhet të kesh thënë diçka ti (emoji me shkelje syri), mbasi tha (tezja e Kiarës) kështu…Tani, le të flasin dëshmitarët e tjerë të seancës”.

Akuzat për kërcënimin nga ana e familjarëve të Kiarës i bëri fillimisht Tea, në “Më lër të flas”, ku u shpreh:“Mua më kanë kërcënuar. I gjithë produksioni i “BBVA” është në dijeni për këtë. Ndërkohë që po dilja nga “BBVA”, pasi mbaroi spektakli, nja 2 javë më parë, ndërkohë që po dilja, po më prisnin te dera Kiara bashkë me familjarin e saj dhe më kërcënuan “do të të vras”.

Ndodhi para dy javësh”, tha Tea, duke shtuar se i kishin thënë se familjari në fjalë ishte burri i tezes së Kiarës dhe theksoi se ndodhi te dera e “BBVA” dhe se kishte edhe dëshmitarë prezentë, madje edhe Ronaldo, i cili i kishte kërkuar që të mos fliste për këtë tematikë.Më pas, Zhaklina i konfirmoi në rrjetet sociale, duke shkruar: “E vërtetë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Tragjike\ Ndërron jetë këngëtari Shpat Kasapi

Këtë të mërkurë, ka vdekur këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi. Kështu kanë konfirmuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Jennifer Aniston dhe arti i mosdjegies së urave: Në festën e saj ishin të gjithë ish-të dashur e ish-burra

Këtë e zbulon Reese Witherspoon, mikja e saj e pandarë. “Në festën e 50-vjetorit të Jennifer-it…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Gjesti kërkon të martohet me Eglin? Dasmë brenda shtëpisë së “Big Brother”!

Edicionit të “Big Brother Albania VIP 4”, ngadalë, po i vjen fundi. Katër finalistët e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Nuk e di si ndihem”, Egli Tako reagon pas largimit nga shtëpia e BBV: Kam një boshllëk…

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Egli Tako ka reaguar përmes një mesazhi…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dashuri e vërtetë? Kimi bashkohet me ish-in

Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë gati të takohen sërish, pas dy vjetësh që nga…

LEXO ME SHUME