Categories Lajme

Akuza për mashtrim, arrestohet ish-këshilltari i Donald Trump

Ish-këshilltari i presidentit amerikan Donald Trump është arrestuar të enjten. Steve Bannon është vënë në pranga pasi akuzohet për mashtrimin e qindra dhuruesve me anë të fushatës “Ne Ndërtuam Murin”. Bannon dhe tre bashkëpunëtorë të tij u paditën nga hetuesit e Qarkut Jugor të New York.

Prokurorët pretendojnë se grupi i konservatorëve mashtroi donatorët, duke mbledhur “më shumë se 25 milionë dollarë për të ndërtuar një mur përgjatë kufirit jugor të Shteteve të Bashkuara”, por disa nga ato para u përdorën për përfitime personale, sipas njoftimit për shtyp. Shërbimi i Inspektimit Postar të Shteteve të Bashkuara ndihmoi në hetim. Të tjerët të përmendur në aktakuzë janë 49-vjeçari nga Kolorado Timothy Shea, Brian Kolfage, veteran i luftës në Irak dhe Andrew Badolato. Fushata në fjalë kishte si synim mbledhjen e parave për të ndihmuar presidentin Trump që të përmbushte një premtim fushate siç ishte ngritja e murit përgjatë kufirit jugor të SHBA-ve. Në vend të kësaj, sipas prokurorëve, Bannon dhe ekipi i tij përfituan nga marrëveshja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME