Një 26-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë, pasi dyshohet se ka gisht në 11 raste vjedhjesh dhe një rast të mbetur në tentativa.
Sipas asaj që raporton policia, shtetasi me inicialet M. K., është arrestuar ditën e sotme, të cilit gjatë kontrollit i është gjetur dhe një sasi lënde narkotike kanabis.
Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se ky shtetas është autor i 11 rasteve të disa vjedhjeve të ndryshme dhe i 1 vjedhjeje të mbetur në tentativë, të kryera në Tiranë, gjatë dy muajve të fundit.
NJOFTIMI I POLICISE
Komisariati i Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2 dhe Nr. 6, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Falco”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë. Gjatë operacionit janë zbardhur dhe dokumentuar 11 raste vjedhjesh, si dhe një rast tjetër i mbetur në tentativë.
Në kuadër të këtij operacioni, është arrestuar shtetasi M. K., 26 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar si autor i këtyre vjedhjeve. Hetimet e policisë kanë zbuluar se ky person është i përfshirë në vjedhjen e sendeve me vlerë, kryesisht nga automjetet dhe skutera elektrikë, si dhe ka vjedhur shuma parash dhe sende të tjera të vlefshme.
Gjatë arrestimit të 26-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar gjithashtu një sasi të dyshuar narkotike, kanabis, që iu gjet gjatë kontrollit fizik të tij. Në vijim të hetimeve, po punohet për zbardhjen e detajeve të tjera lidhur me aktivitetin kriminal të M. K., ndërsa ai ka përfunduar në pranga dhe do të përballet me akuzat për vjedhje pasurie dhe mund të ketë lidhje me raste të tjera të ngjashme.