Categories Lajme

Akuzohet se dhunoi barbarisht 3-vjeçaren në kopsht, gjykata cakton masën e sigurisë për edukatoren

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Majlinda Dehimën, edukatoren 48-vjeçare që pak ditë më parë dhunoi 3-vjeçaren në kopshtin privat “Stinët”, duke i thyer edhe këmbën. Ajo ka shprehur pendesë për ngjarjen dhe u ka kërkuar ndjesë familjarëve.

Përmes avokatit, Dehima ka kërkuar masë më të butë sigurie. Ajo ka pretenduar se nuk e ka lënduar të vajzën e mitur.

“Nuk e kam prekur me dorë. Jam shumë e prekur me atë që ka ndodhur, nuk e kam kuptuar situatën fillimisht, më vonë e konstatova dëmtimin. Kërkoj shumë ndjesë familjarëve, jam shumë e prekur, nuk do kisha dashur kurrë një situatë të tillë të kishte ndodhur”, deklaroi ajo.

Rasti u denoncua nga prindërit ne emisionin “Stop”, ndërsa kamerat kane filmuar edhe momentin kur fëmijës i është thyer këmba.

Në momentin që e mitura ndodhej në dhomën e gjumit të kopshtit, edukatorja Majlinda Dehima dëgjohet teksa i drejtohet “Çfarë bën ti mi?! Çfarë bën ti mi?! Hë çfarë bën? Çfarë bën mi?! Pse ta kemi ty qefin ne mëngjes, drekë e darkë? Sharabajgë! Hiqe moj këmbën këtu, hiqe këmbën, hiqe këmbën”.

Pas kësaj dëgjohet një kërcitje, që dyshohet se është momenti kur edhe vogëlushes i është thyer këmba. Prej atij momenti dhe deri në largimin e saj nga kopshti, 3-vjeçarja ka qarë pa ndalim nga dhimbjet e shkaktuara.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME