Categories Lajme

Akuzohet se dogji zyrën e noterit të arrestuar, gjykata jep 2 vjet e 8 muaj burg për 42-vjeçarin

Gjykata e Sarandës ka dënuar me 2 vjet e 8 muaj Marjo Sinanin, 42-vjeçarin e akuzuar për djegien e zyrës noteriale të Aleko Anagnostit në 6 qershor të një viti më parë.

Ky i fundit ishte arrestuar vetëm 5 ditë para ngjarjes me urdhër të Prokurorisë së Sarandës për akuzën e shpërdorimit të detyrës, së bashku me zyrtarë të ASHK dhe Bashkisë. Ata u akuzuan për tjetërsim trojesh në Sarandë, një dosje që pritet së shpejti të shkojë për gjykim.

Sipas dosjes së Prokurorisë, Sinanit i ishin premtuar 400 euro për djegien e zyrës së noterit, por që nuk arriti t’i merrte edhe pse e kreu punën. “Më datë 05.06.2022, diku nga darka nga larg më ka thirrur shtetasi me emrin “Vidi” dhe pasi jemi takuar “Vidi” më tha që ta ndiqja në mënyrë që të më tregonte se ku ndodhej zyra e noterit.

Ky shtetas më ka dhënë çelësin e zyrës së noterit, një bluzë të zezë me kapuç, një palë tuta, dy doreza me ngjyrë të zezë dhe dy bidonë të vegjël me benzinë. Më pas ky shtetas është larguar duke më thënë se pasi të kisha mbaruar punën do vinte të më jepte eurot” ka deklaruar Sinani para policisë.

“Rezultojnë të djegura vetëm materiale shkresore të cilat gjendeshin në zyrën e noterit Aleko Anagnosti dhe të cilat mund të kenë qenë objektivi i personit që ka nxitur dhe udhëzuar shtetasin Marjo Sinani”, citon organi akuzës.

Gjyqtarja Suela Xhani në përfundim të gjykimit e dënoi të pandehurin me 4 vite burg për “shkatërrim të pronës me zjarr” kryer në bashkëpunim dhe në aplikim të gjykimit te shkurtuar, me 2 vjet e 8 muaj burg.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt dhe përleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamëz! Dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Valiasit, Kamëz. Ngjarja ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi për vdekje 65-vjeçarin teksa lëvizte me motor, plagoset edhe vetë inspektori policisë…

AMP ka arrestuar punonjësin e policisë Inspektor M. K., me detyrë Patrullë e Përgjithshme pranë…

LEXO ME SHUME