Categories Lajme

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy adoleshentë janë konfliktuar mes njëri-tjetrit ku si pasojë është plagosur një 19-vjeçar. Policia e Beratit njofton se i plgosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori për një shtetas të mitur, 17 vjeç, banues në Kuçovë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës  një shtetas 19 vjeç, i cili mori mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kohët e fundit janë regjistruar një seri ngjarjesh të dhunshme mes adoleshentësh që kanë përfunduar me pasoja tragjike, përfshirë rastin te shkolla Fan Noli po edhe rastin në shkollën Dom Nikollë Kaçorri në Durrës, si dhe plagosjet me thika në Korçë, si edhe ngjarje të tjera në Fier, Sarandë, Durrës dhe Shkodër dhe Kamëz.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekzekutimi i çiftit Mujeci, Gjykata e Lezhës lë në burg bashkëpunëtorin e autorëve!

40-vjeçari i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve, Kreshnik dhe Gentjana Mujeci,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherri në Vlorë, policia shoqëron disa persona në komisariat

Një konflikt mes disa personave është regjistruar mbrëmjen e së hënës në bulevardin “Ismail Qemali”,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panaja të Vlorës! 36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe qëllon me armë në ajër, shoqërohet në polici

Një incident është regjistruar në fshatin Panaja, në Vlorë, ku një 36-vjeçar dyshohet se i…

LEXO ME SHUME