Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte çdo shqetësim te pragu i derës për t’iu dedikuar familjes. Ky është portreti i panjohur i Dëshmorit të Atdheut, Ilir Ngresi, i sjellë përmes fjalëve të ish-bashkëshortes së tij, Silvana Ngresi.

E ftuar në emisionin “Në kohë reale” në RTSH, ku u trajtua tema e familjeve të policëve të vrarë në krye të detyrës, Silvana ka hapur arkivën e kujtimeve për bashkëshortin e saj, i cili u ekzekutua në vitin 2000.

Dashuria për uniformën në vitet e vështira

Njohja e tyre nisi në bankat e universitetit në Tiranë, por jeta do t’i përballte me sfidat e egra të pas vitit ’97. “E donte punën, e dashuronte profesionin e policit dhe të vendosjes së drejtësisë,” tregon Silvana, duke kujtuar kohën kur Ilir Ngresi shërbente në Berat, një qytet që asokohe ziente nga trazirat.

“Situata ka qenë shumë e vështirë në atë qytet, si kudo. Ishim të frikësuara. Unë nuk ia kam shprehur haptazi shqetësimin, pasi ai nuk donte ta sillte punën në shtëpi. Donte që kur të kthehej, të merrej vetëm me familjen, të mos më ngarkonte mua me ato strese,” rrëfen ajo.

Pengu i madh

Pavarësisht detyrës së rëndë, Komisar Ngresi nuk mungonte kurrë në ditëlindjet e fëmijëve. Por, jeta e tij u ndërpre në mes, duke lënë pas një peng të madh për bashkëshorten dhe fëmijët. Me zërin që i dridhet, Silvana kujton momentet e fundit me djalin e vogël: “Do doja që ai të jetonte më shumë, që të kishte ndarë më shumë kohë me djalin e vogël, i cili sa kishte nisur të belbëzonte fjalën ‘baba’.”

Trashëgimia

A do të donte babai hero që djemtë të ndiqnin gjurmët e tij? Përgjigja e Silvanës është e prerë dhe tregon peshën e madhe që mbajnë mbi supe këto familje.

“Ai nuk donte që fëmijët të ndiqnin profesionin që ai ushtronte. As djemtë sot nuk e duan atë si profesion,” përfundoi ajo.

Ilir Ngresi mbetet një nga emrat më të njohur të Policisë së Shtetit, simbol i luftës kundër krimit në vitet e vështira të tranzicionit shqiptar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME