Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis. Operacioni është përqendruar kryesisht në zonat malore të Krujës, ku deri më tani janë asgjësuar rreth 5 mijë rrënjë kanabis.

Lënda narkotike është gjetur e kultivuar në afro 100 parcela të ndryshme, secila me nga 50 deri në 100 rrënjë.

Deri në këtë fazë të operacionit nuk ka persona të arrestuar, por policia ka identifikuar disa persona që dyshohet se posedonin dhe administronin parcelat me kanabis, të cilët janë shpallur në kërkim.

Në terren janë angazhuar 15 grupe efektivësh policie, ndërsa kontrollet dhe aksioni pritet të vijojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim goditjen e kultivimit të bimëve narkotike dhe identifikimin e personave përgjegjës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME