Categories Lajme

Ekzekutimi i çiftit Mujeci, Gjykata e Lezhës lë në burg bashkëpunëtorin e autorëve!

40-vjeçari i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve, Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, më 26 prill të këtij viti në fshatin Balldren të Lezhës, do të qëndrojë në burg.

Besnik Koldreu u njoh në gjykatë me rivlerësimin e masës së sigurisë të dhënë në mungesë ndaj tij dhe, në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, mësohet se ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen.

Ai mesohet te kete thene se jeton dhe punon në Mal të Zi, ndërsa autorët e krimit e kanë fshehur makinën e përdorur prej tyre ne afersi te banesës ku jetojnë prindërit e tij të moshuar në zonën e Torovicës, pa pasur asnjë dijeni.

Por, pavarësisht këtyre pretendimeve, Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe vendosi masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj 40-vjeçarit Besnik Koldreu, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, e kryer në bashkëpunim.Besnik Koldreu u arrestua nga policia malazeze në Ulqin pasditen e 17 qershorit, pasi ishte shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit Mujeci.

Ndërkohë, për krimin e rëndë vijojnë të jenë në arrati edhe tre persona të tjerë, të cilët, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë kryer vrasjen: Renato, Florin dhe Adriano Mhillaj.Kreshnik dhe Gentjana Mujeci u qelluan me bresheri plumbash teksa po leviznin me automjetin e tyre ne aksin Balldre-Torovice ne Lezhe, ndersa nga hetimet e kryera rezulton se vrasja ka ndodhur per hakmarrje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME