Categories Lajme

Al.arm, zhduket nëna e re shqiptare së bashku me të bijën, ishte ndarë nga burri që jetonte në Shqipëri

Një 17-vjeçare nga Fushë-Kosova është rrëmbyer dje së bashku me të bijën e saj. Familjarët e saj dyshojnë se e reja u rrëmbye nga familja e ish-burrit të saj, të cilët jetojnë në Shqipëri. Të njëjtit për T7 thonë se ishin ndarë kohë më parë derisa rasti po hetohet nga policia e Kosovës. Një e re 17-vjeçare dyshohet se u rrëmbye bashkë me të bijën nga familja e ish-burrit që jeton në Shqipëri. Në këtë rrugë, të premten pasdite dyshohet se 17-vjeçarja Z.SH bashkë me vajzën e saj u rrëmbye nga disa persona.

Rastin e lajmëroi në polici të njëjtën ditë, babai i vajzës, Arbi Shabani, i cili jetonte me bijën dhe mbesën e tij në rrugën Nënë Tereza në Fushë Kosovë. Familjarët, të cilët nuk u deklaruan para kamerës së televizionit, thanë se dyshojnë në familjen e ish burrit të 17-vjeçares. E njëjta ishte martuar me një person nga fshati Sukth në Shqipëri, afër qytetit të Durrësit.

Më të njëjtin, kohë më parë kishte ndarë rrugët. Shkak i ndarjes sipas të afërmeve të saj ishin mospajtimet me familjen e ish-burrit. E të shtunën, vazhdoi puna e Policisë në Stacionin e Fushë Kosovës në lidhje me këtë rast. Prapa kamerave, hetues në këtë stacion pranuan për Televizionin se po kryejnë hetimet e nevojshme. Rasti i vajzës, që dyshohet të jetë rrëmbim është konfirmuar edhe në raportin 24 orësh të policisë. Ndryshe, familjarët i thanë televizionit se besojnë që 17-vjeçarja me vajzën tashmë kanë kaluar kufirin me Shqipërinë, dhe nuk janë më në territorin e Kosovës./ekspress

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME