Categories Showbiz

Alban Skënderajt bëhet baba sërish! Miriam Cani ndan dedikimin emocionues dhe emrin plot kuptim (FOTO)

Këngëtarët, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj kanë ndarë lajmit e gëzuar të ardhjes në jetë të djalit të tyre, Duam. Përmes një dedikimi të ndjerë në rrjete sociale, Miriam Cani ka ndarë lajmin e ardhjes në jetë të fëmijës së dytë, dhe arsyet pse i vendosën emrin Duam.

Postimi i Miriam Canit.
“Mire se erdhe ne jete Duam.
Ne do te duam deri sa fryme me te mos kemi. Ashtu si e do natyra diellin e si e duan yjet qiellin. Gjithmone me shume se dje e me pak se neser. Ndoshta nuk te falim dot nje kurore por ti do jesh perjetesisht Princi jone Duam. Do bejme gjithcka qe eshte ne doren tone qe ti te rritesh me shendet, qe ti te rritesh me dinjitet. Te perqafosh te miren dhe te luftosh padrejtesite. Te jesh tolerant, i duruar por i guximshem dhe i vendosur kur duhet. Te dish nga ke ardhur dhe ku do te shkosh. Te jesh vetvetja dhe gjithmone krenar per veten. Te duash e te te duan.
Eshte detyrim moral ndaj jush qe na keni dhuruar dashuri e keni qene pjese e gezimeve dhe hidherimeve tona te ndajme arsyen pse zgjodhem kete emer edhe pse mund ta imagjinoni.
Duam (pervec se nje fjale e embel, e paster dhe kuptimplot shqipe) vjen nga emri i kenges me te cilen ne kurorezuam martesen tone para pak muajsh, dite e cila perkon me momentin e paharrueshem kur zbuluam qe Duam-i kishte nisur rrugen e tij per te ardhur ne jete. Ishim duke xhiruar klipin dhe duke e kenduar cdo dite ate kenge ndaj e kemi ndjere gjithmone shume edhe si kengen e tij. DU-AM-ELI, edhe inicialet e emrave tane si prinder jane aty ne mes si nje shtylle ku Duam-i dhe motra e tij Ameli mund te mbeshteten gjithmone.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME