Këngëtarja e njohur Albërije Hadërgjonaj ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në spektaklin e humorit ‘Klanifornia’. Ajo ka treguar shumë të fshehta që askush nuk i dinte më herët rreth karrierës, por dhe jetës private. E ngacmuar nga Marina Vjollca se çfarë vesh në shtrat, Albërija i ka surprizuar të gjithë me përgjigjen e dhënë. Këngëtarja ka pohuar se nuk vesh asgjë, pasi fle më e qetë.
Pjesë nga intervista:
Marina Vjollca: Çfarë vesh në shtrat?
Albërije Hadërgjonaj: Të jem e sinqertë, se nuk dua të bëj numra dhe as të dukëm se… Një gjë kemi ne problem, shqiptarët në përgjithësi e sidomos ne artistet. Ato në Kosovë, të moshës sime, janë për shembull: “Burri, patjetër. Jo, nuk e di”. Unë s’kam lidhje fare. Unë përjetësisht në mendje do të jem “tralala”. Bëj shaka. Unë jam shumë e drejtpërdrejtë dhe s’dua të vishem.
Marina Vjollca: Nuk vishesh? Albërije Hadërgjonaj: Jo, fare. Fle qetë e qetë, ohoho, për qejfin tim. Marina Vjollca: Ashtu duhet. Albërije Hadërgjonaj: I bëj të gjitha gjërat me shumë dashuri. Jam shumë rehat.
