Categories Showbiz

Albi Nako tregon sesi ka fjetur me një piton të madh në krevat

“Dashuria për kafshët” ishte tema e mbrëmjes së të martes në emisionin “Opinion”, në Tv Klan. Të gjithë të ftuarit treguan historitë e tyre me kafshët, ku spikati ajo e koreografit Albi Nako.

“Unë jam rritur edhe në fshat. Kur kam qenë i vogël, më ka kaluar një nëpërkë tek kofshët dhe e kam parë, jam mpirë, nuk kam lëvizur. Bëri rrugën e vet nga kofsha tek pulpa dhe iku. Me kalimin e viteve, u futa të studioj këtë zvarranik të çuditshëm, që edhe feja e ka dënuar duke i vënë lloj-lloj epitetesh.”

Para 10 vitesh Albi shpjegoi se si e kishte blerë dhe e kishte futur kontrabandë në Shqipëri pitonin, pasi nuk lejohet në Shqipëri. Ai tha se e kishte marrë të vogël dhe e kishte vendosur në akuarium, ndërsa maksimumi kishte arritur deri në 2 metër para se të ndërronte jetë vitin e kaluar.  Kur e kishte marrë gjarprin në shtëpi, “Mamaja u tmerrua dhe tha djali iku. Nuk është mirë.” Ndërsa Nako shpjegoi edhe një rast kur pitonin e kishte nxjerrë nga akuariumi dhe e kishte mbajtur në krevat, percjell klan

“E kam mbajtur edhe në krevat unë. Nuk është se e kisha bashkëshorte jo. Por vija unë në darkë në shtëpi, doja t’i kushtoja kohë dhe e merrja dhe një herë kam qenë përmbys duke parë televizor dhe më ka zënë gjumi fiks siç është ajo shprehja me gjarprin në gji. Kështu kulaç komplet. Ishte nën mua. Nuk reagonte fare.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME