Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti është takuar me kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit e paralajmëroi takimin me Kurtin mbrëmjen e djeshme gjatë një interviste në “Opinion”. Ky është takimi i parë Rama-Kurti, qysh prej kohës kur ky i fundit fitoi zgjedhjet në Kosovë dhe pritet të marrë detyrën e Kryeministrit.
Kurti ka shprehur publikisht ftohjen e tij me Edi Ramën për shkak se kryeministri i Shqipërisë mbështeti Hashim Thacin në projektin e ndryshimit të kufijve të Kosovës. Deri më tani s’ka detaje nga ky takim.