Categories Lajme

Aleatët thirrje Bashës: Opozita të marrë pjesë në Komisionin e Reformës Zgjedhore

Partia Demokratike ne konsultim me aleatët e saj, prej ditësh ka nisur punën për një platformë të plotë për zgjedhje te lira dhe të ndershme, ku pjesë është edhe reforma zgjedhore.

Mbetet e paqartë se ku do të dorëzohet ky dokument, në kushtet kur mazhoranca është e vendosur që punën ta organizojë vetëm brenda Komisionit të Posaçëm të Reformës, i cili për Partinë Demokratike është ilegjitim.

Por aleatët e Lulzim Bashës, mendojnë  ndryshe ndërsa i sugjerojnë atij që opozita të marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit të Reformës zgjedhore, e thirrur për tu zhvilluar ditën e enjte.

“E rëndësishme në rradhë të parë është që opozita të ketë një produkt që garanton, sipas gjykimit tonë, nga pikëpamja ligjore dhe kushtetuese zgjedhje të lira e të ndershme, madje shtyn drejt një implementimi të ligjit në mënyrë të drejtë. Por them edhe diçka tjetër që unë nuk kam asnjë kompleks se ku ulem dhe me kë ulem. Ajo që dua të bëj është një gjë që ti vlejë vendit dhe zgjedhjeve të lira e të ndershme.”, shprehet kreu i republikanëve Fatmir Mediu.

Dashamir Shehi thotë se udhërrëfyes për procesin e reformës elektorale, nuk duhet të jenë vetëm rekomandimet e OSBE-së, por dhe 9 kushtet e Bundestagut gjerman.

“Gjykojmë si opozitarë se që shtrati i negocimit, i përplasjes, i konfrontimit janë 9 pikat e Bundestagut gjerman dhe jo thjesht reforma zgjedhore. Duhet nisur edhe nga disa elementë të tjerë për ta bërë të besueshëm edhe reformën zgjedhore”, thekson kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi.

Ndërsa idenë e mazhorancës që reforma zgjedhore duhet të kalojë në dy faza, kryetari i Republikanëve Fatmir Mediu e cilëson të pakuptimtë.

“Çështja nëse duhet ndarë në dy faza ose jo për gjykimin tim është një lojë politike. Nëse flasim për Reformën Zgjedhore e shohim atë si element të tërë dhe nëse e marrim nga koncepti sesi ndërtohet një Reformë Zgjedhore mendoj se sistemi zgjedhor deri vonë shumë probleme që kanë të bëjnë edhe me anën teknike. Ti nuk mund të ndërtosh anën teknike dhe të krijosh pastaj një sistem që ti kthehesh problemeve teknike nga e para. Është si të bësh dy herë të njëjtën punë. Mendoj se ka një mungesë vullneti për të analizuar dhe shqyrtuar sistemin zgjedhor nga ana e PS.”, thekson Fatmir Mediu.

Por përtej, thirrjes së aleatëve, Partia Demokratike mbetet e vendosur në qëndrimin saj.

“Partia Demokratike dhe opozita i mbetet qëndrimit publik të shpallur në tryezën e organizuar nga OSBE. Ne jemi të gatshëm të kontribuojmë për reformën zgjedhore, në  mënyre transparente, gjithëpërfshirëse dhe barazi të plotë me palën tjetër. Këto nuk i garanton Komisioni jo legjitim i Reformës Zgjedhore”, tha Gazment Bardhi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dërgohet në gjyq dosja për 58-vjeçarin: Falsifikonte dokumente, pasaporta e vula të institucioneve shtetërore shqiptare e të huaja

Prokuroria e Korçës ka dërguar në gjyq dosjen për 58-vjeçarin me iniciale A. R., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi efektivin në shërbim, arrestohet 21-vjeçari! Si është gjendja e policit 30-vjeçar

Një efektiv policie në shërbim është aksidentuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 1 në kërkim në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar dhe proceduar 4 persona për akuza të ndryshme si drogë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau burrin me sëpatë në Sarandë, mbyllet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Gjykata e Sarandës ka zhvilluar sot një seancë lidhur me çështjen e 48-vjeçares Elvira Tahiraj,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përfshihet sërish nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Problemi i djegies së fushës së mbetjeve vijon ende në qytetin e Vlorës. Pasditen e…

LEXO ME SHUME